AKTUALITET, 6 Maj 2020, 16:55

VENDIMI/ Rektori Mynyr Koni shkarkon pedagogen Majlinda Keta, ja shkeljet që janë konstatuar

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka shkarkuar Majlinda Ketën si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Në vendim thuhet se, pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që, lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.

Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra duhet se është “shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”.