AKTUALITET, 6 Maj 2020, 15:00

Edi Rama nesër vizitë edhe në median armike(video)

Edi Rama nesër vizitë edhe në median armike(video)


Nesër në mbrëmje Kryeministri Edi Rama do të jetë në një bisedë live me gazetarin Cim Peka , në tv Syri. Net Nuk ështe e qartë nëse lidhja për ketë bisedë do të bëhet nga kulla e Surelit, apo në ndonjë ambjent kryeministror me sfond Ismail Qemalin.

Gjithesesi e rëndesishme është të theksojmë se kjo intervistë e zotit Rama në një media armike, shënon një rast të rrallë, ndryshe nga çka ndodh rëndom , ku ai shtrihet dhe flet gjerë e gjatë, në televizionet e tij të shumtë dhe mbi të gjitha në median e tij ERTV.

Edi Rama është sot një nga figurat më të kritikuara nga organizatat ndërkombetare për lirinë e mediave.

Gjatë qeverisjes së tij Shqiperia ka pësuar një rënie të ndjeshme sa i përket lirisë së medias dhe të shprehjes.

Vizita e tij në emisionin e Cim Pekës është lajmëruar ditët e fundit, si një event i rëndesishëm i televizionit të ri.

TPZ.al/