AKTUALITET, 6 Maj 2020, 16:10

Mazhoranca ftoi opozitën të marrë pjesë në tryezën zgjedhore, Basha i prerë: Nëse pranohen propozimet e PD, e votojmë që nesër!

Mazhoranca ftoi opozitën të marrë pjesë në tryezën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën e kryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri që opozita të marrë pjesë në këto tryeza, theksoi se janë gati ta votojnë që nesër, por me një kusht.

Ai theksoi se opozita i ka parashtruar kërkesat e saj.

Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati edhe propozime të tjera. Qeveria s’ka përse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër. Që t’iu japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë.”, tha Basha.