TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për eksperiencën e saj me mësimin online në këtë kohë pandemie.
Malaj tha se arsimi tashmë e kaloi fazën më të vështirë pasi e lidhi komunikimin e nevojshëm teksa u shpreh se universitetet publike dhe private kanë bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim.
Ajo u shpreh se tashmë mësimi duhet të vijojë online kurse në një kohë të mëvonshme, për të mbyllur ciklin e plotë të ofrohen lëndë të dedikuara apo konsulta me studentët.
Ndër të tjera Malaj propozon që, zgjedhjet e 14 qershorit në universitete duhet të shtyhen me një muaj për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dhe madje sipas saj kjo i takon Universiteteve dhe jo Ministrisë së Arsimit.
”Atë e kam vlerësuar për të gjithë arsimin, mësuesit janë heronjtë kombëtarë sa i përket dijes në kohë pandemie. Më kapi dhe mua si lektore në Universitet dhe dua të falenderoj gjithë kolegët që ndonëse nuk ishin të informuar, nuk e dinin çdo të ndodhte kaluan fazën e parë të vështirësisë.
Ky ishte rast për t’u studiuar përtej aspektit të mësimit dhe mund t’u them një bravo të madhe universiteteve publike dhe jopublike. Kanë bërë përpjekjet maksimale në kushtet aktuale teksa studentët kanë një profil tjetër.
Tek Bachelor kemi ata që janë në punë apo derisa u mbyllën. Një pjesë e mirë e studentëve kanë pasur mundësi që ta realizojnë mësimin edhe pushimet e punës. Një student ka ndjekur mësimin pas operacionit në spital.
Pjesëmarrja në sistem do jetë atëhere kur studentët ta kenë të nevojshme konsultat apo lëndët e dedikuara për të mbyllur plotësisht.
Propozoj për zgjedhjet që të shohë shansin në respekt të urdhërit të Këshillit të Ministrave le të shtyhen dhe të kenë shansin të jenë pjesë e zgjedhjeve pedagogët apo studentët. ”- tha Nora Malaj.