TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, në shtetin e Utah. Një djalë 5 vjeçar, ka marrë makinën e prindërve pa dijeninë e tyre dhe e ka ngarë, derisa është ndaluar nga policia.
Fillimisht polici ka menduar se bëhej fjalë për një person, që mund të kishte probleme shëndetësore, pasi makina po lëvizte në mënyrë të çuditshme, por kur është afruar ka parë se në timon ishte një djalë i vogël.
Djali 5 vjeçar, ishte "zënë" me prindërit, sepse kishte kërkuar një makinë Lambroghini dhe ata (sigurisht), nuk ja kishin blerë.
Kështu, i vendosur që të blinte një Lambroghini vetë, ai rrëmbeu çelsat e makinës së prindërive dhe u nis drejt Kalifornisë për të blerë makinën luksoze.
"Me siguri nuk do t'i dilnin paratë për ta blerë, sepse kishte vetëm 3 dollarë në xhep", shkruhet me humor në njoftimin e policisë.
5 vjeçari, i cili me gjasë nuk e ka kuptuar fare sa e rrezikshme ishte veprimi që bëri, pas bisedës me oficerët, u shpreh se "policët më thanë që i jap mirë makinës".
/TPZ.al/