AKTUALITET, 6 Maj 2020, 14:43

Braimllari: Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik?

Braimllari: Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një statusi në rrjetet social thotë se, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore u bllokua sot nga përfaqësuesit e PS.

Ai, po ashtu, ngre pikëpyëtje se, si ka mundësi që ambasadori i BE-së doli dhe përshëndeti rifillimin e Këshillit Politik.

Ndërsa hedh dyshime, Braimllari pyet: Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik?

STATUSI I PLOTË

Pyetje për Damianin dhe Sorekën!!

Damiani me shokë e bllokuan Këshillin Politik.

Ndërsa Ambasadori Soreca çuditërisht e përshëndeti rifillimin e Këshillit Politik.

Askush nuk ka asnjë informacion për vendin dhe orën e mbledhjes së Këshillit Politik.

Po i pyesim publikisht:

Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik ??