AKTUALITET, 6 Maj 2020, 15:52

Soreca apel opozitës: Kthehuni në tryezën e Këshillit Politik, Reforma Zgjedhore kusht i KE

Soreca apel opozitës: Kthehuni në tryezën e Këshillit

Një ditë pas vendimit të opozitës, për të mos marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ka ardhur reagimi i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ai thotë se, është thelbësore që këshilli politik të vazhdojë punën pasi është në interesin e Shipërisë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e KE.

Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID-19.

Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”, shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1257996078751854593