TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
-Komisar Kastriot Ndoj, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
-Kryekomisar Ermir Gërxhani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
-Komisar Asim Beqiraj, me detyrë Shef i Seksionit të Sigurisë Publike, në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Komisar Gentjan Shehu, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Drejtues Fatmir Hoxha, me detyrë Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë Publike, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Drejtues i Parë Aranit Arapi, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
Mësohet se këto vendime janë marrë, pasi nga hetimet e kryera lidhur më këtë sasi droge, këta policë nuk kanë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri.
Më parë u arrestuan Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Ali, 60 vjeç, dhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall Ismail Saliu, 61 vjeç.
Kujtojmë se opozita ka akuzuar vazhdimisht qeverinë, se sipas tyre që të bëhesh kandidat apo të kesh poste të larta duhet të kesh lidhje me krimin. dosja.al