AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 23:10

Vendi në shtetrrethim, shoqërohen në komisariate 134 persona

Vendi në shtetrrethim, shoqërohen në komisariate 134 persona

Polica shton kontrollet në të gjithë vendin për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara, etj. Sipas njoftimit zyrtar 134 persona me precedentë kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, janë shoqëruar në të gjithë vendit dhe po bëhen verifikimet.

Gjithashtu janë marrë për verifikim një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit. Pjese e aksionit jane bërë FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor. Sipas njoftimit zyrtarë janë ngritur pika kontrolli gjatë gjithe kohës, në qytetet kryesore, si Durrës, Vlorë, Elbasan, etj.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.