AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 20:48

Çmontohet banda e trafikut të drograve të forta në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Çmontohet banda e trafikut të drograve të forta në Itali,

Një rrjet i gjerë dhe i degëzuar i shpëndarjes së kokainës, heroinës, amfetamines në sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Asti dhe madje përpara disa institucioneve arsimore, madje në një shkollë e mesme u çmontua nga policia e Asti.

Policia gjurmoi grupin, i cili përbëhej nga italianë, tunizianë, nigerianë dhe shqiptar (Xhemal Kiptiu). Njëzetë persona u arrestuan në kuadër të këtij operacioni, 11 tani, ndërsa mendohet se ky është një grup i mirfilltë kriminal që vepron në fushën e trafikut të lëndëve të ndryshme narkotike, shkruan La Stampa.

“Hetimet zgjatën një vit – tha komisarja Alessandra Faranda Cordella në një konferencë për shtyp – dhe rreth 30 mijë furnizime droge u gjurmuan, kurse janë sekuestruar rreth shtatë kilogramë”. Karabinierët, nën drejtimin e Loris Petrillo, punuan në 12 mijë orë përgjime dhe vëzhgime.

Sheshet kryesore ishin midis zonave të Corso Cavallotti, Piazza del Palio, stacionin e trenit, Via Atleti Azzurri, por edhe selia e përgjithshme e grupeve që merreshin me drogën. Në mesin e konsumatorëve ka edhe persona të mitur. Droga blihej çdo ditë dhe disa herë në ditë nga të dyshuarit që shkonin ta merrnin me tren në Torino. Lënda narkotike shte fshehur në gojë, me qëllim që të gëlltitej, në rast se ndaloheshin nga policia.