AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 20:15

Humb jetën në motel 69-vjeçari

Humb jetën në motel 69-vjeçari

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një hoteli në Mavrovë, në Maqedoninë e Veriut.

Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, policia mbërritir në vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion, raporton TV21.