TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë shtetas britanikë janë infektuar me koronavirus, gjatë qendrimit në një qendër skijimi në Francë. BBC raporton se katër të rritur dhe një fëmijë u diagnostikuan me virusin vdekjeprurës, pasi kanë qenë në kontakt me një shtetas britanik i cili kohët e fundit ishte kthyer nga Singapori.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, deklaroi se personat e infektuar, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë, nuk janë në gjendje kritike.
Pesë qytetarët britanikë me virus po mbahen në spitalet e Lionit, së bashku me gjashtë britanikë të tjerë që ishin në kontakt të ngushtë me ta dhe tani po monitorohen, tha ministria franceze.
Kryeministri i Francës mblodhi një takim të veçantë qeveritar të shtunën për të diskutuar hapat e ardhshëm në luftimin e virusit.
Lloji i ri i koronavirusit ka infektuar më shumë se 34.800 njerëz në mbarë globin dhe ka lënë të vdekur të vdekur 712 persona.