AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 19:54

Erion Veliaj kopjon këngën e Londrës për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet

Erion Veliaj kopjon këngën e Londrës për 100-vjetorin e

Bashkia e Tiranës nuk është lodhur shumë për të bërë këngën për 100-vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë.

Ka qenë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se kënga për kryeqytetin e Anglisë është e njëjta me atë të cilën publikoi Bashkia Tiranë para katër ditësh në videon me tekst në shqip kushtuar ditës jubile për qytetin e Tiranës.

Ashtu si edhe motoja “Çfarë Londra për ty” edhe Bashkia ka zgjedhur që motoja të jetë “Çfarë është Tirana për ty”.

[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/vel.mp4"][/video]