TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Michael McCaul.
Kreu i Shtetit thotë se, takimi kishte në fokus partneritetin mes vendeve dhe konsolidimin e paqes në rajon.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul.
Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon. ?????