AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 22:59

Me maska dhe me armë/ Policia zbarkon edhe në Shkodër. Kontrolle dhe makina të bllokuara

Me maska dhe me armë/ Policia zbarkon edhe në Shkodër. Kontrolle

Shkodra është qyteti i radhës i përfshirë në aksionin e policisë dhe FNSH-së për kontrollet e mjeteve, të cilat dyshohen se janë të vjedhura apo me probleme në dokumentacion, me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në këtë aksion janë angazhuar efektivë të policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku në fokus kanë patur luftën ndaj krimit të organizuar, personave të shpallur ne kërkim, gjithashtu edhe kontrolle ndaj automjeteve të blinduara apo të vjedhura.

Me maska dhe me armatim, ato kanë ndaluar çdo mjet të dyshuar, ndërkohë që nga burime pranë Policisë së Shkodrës bëhet me dije se, gjatë kontrolleve janë shoqeruar në polici 3 automjete të cilet nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, bëhet me dije se, këto kontrolle do të jenë të vazhdueshme edhe ne zbatim të urdhrit të Ministrisë së Brendshme, ku i është hapur luftë kriminalitetit.

Drejtoria kriminale në policinë e Shtetit në bashkëpunim me drejtoritë vendore kanë nisur një operacion në mbarë vendin për mjetet luksoze dhe mjetet e blinduara dhe për subjektet që preken nga akti normativ anti-KÇK.