AKTUALITET, 6 Prill 2019, 08:59

Vdes mësuesja 40-vjeçare, qindra persona i japin lamtumirën e fundit

Me qindra persona i dhanë lamtumirën e fundit një mësueseje, e cila humbi tragjikisht jetën pasi ra nga shkallët. Lynn Browne nga Irlanda ishte nënë e një djali. Ajo pësoi dëmtim të rëndë në kokë, të dielën e shkuar, pasi u rrëzua në rrethana të paqarta.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mësuesja 40-vjeçare e artit u mbajt në jetë me aparatura, derisa u shua të hënën. Vetëm pak orë para rënies tragjike, ajo kishte festuar 40-vjetorin e lindjes së bashku me motrën e saj binjake.