TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë”.
Kështu shkruan mes të tjerash, presidenti i vendit, Ilir Meta, në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Mesazhi i Metaës:
Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac.
Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë.
Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!