TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident u shënua në mesditë para Kryeministrisë por fatmirësisht pa viktima.
Makina që drejtohej nga një grua përplasi një fëmijë që tentoi të kalojë rrugën. Policia tha se i aksidentuari nuk ka rrezik për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.