AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 12:19

Ndërron jetë ish presidenti i Francës Jacques Chirac


Jacques Chirac, ish presidenti francez ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ai shërbeu në dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën euro.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Emri i tij u përfshi në disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lënë postin e Presidentit. Lajmin për vdekjen e ka dhënë familja e tij.

Zhak Shirak lindi më 29 nëntor 1932 në Paris.

Shirak ishte 86 vjeç dhe ishte President i Francës nga viti 1995 deri në 2007. Ai ishte tërhequr nga politika dhe jeta publike prej disa vjetësh. Së fundmi jetonte me gruan e tij Bernadette në shtëpinë e tyre në Paris.

Në vitin 2005 ai pësoi një goditje në tru dhe para se të linte pallatin presidencial, u shtrua disa here në spital. Kohët e fundit ai ishte shfaqur shumë pak në publik.