TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Forumit rinor të partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas botimit të FOTO-ve të Veliaj e Spiropalit me fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti.
Sipas Këlliçit, Erion Veliaj duhet te ishte në burg për vrasjen e Ardit Gjoklajt!
Reagimi i plotë:
Erion Veliaj duhet te ishte prapa hekurave per vjedhje e korrupsion. Erion Veliaj u rriti cmimin e ujit qytetareve, ndersa rubinetet jane thare. Erion Veliajt i duhet termeti vetem per vjedhjen e rradhes.
Pasi u zhduk ne Londer me leket e atyre me te cilet pastron parate me kullat ne Tirane gjate diteve te termetit, sot kerkon te beje rolin e kllounit si shpetimtar.
Ne fakt pas kesaj fytyre te shtirur, fshihet perpjekja per vjedhjen e rradhes, fshihet ankthi per pushtetin qe po i rreshket nga kembet dita dites. Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave.
Fytyra e vrerosur e Erion Veliajt sot, tregonte deshperimin nga kushtet e Bundestagut, nder te cilat dhe ligjshmeria e votimeve fasade te 30 qershorit.
Mashtruesi serial e ka humbur qetesine, sepse pastrimi i parave qe po kryen ne Tirane dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombetar, do te jene fundi i tij politik!