TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një telefon celular është gjetur në qelinë e paraburgimit të Shkëlzen Hasanpapajt.
Ky i fundit ndodhet në paraburgimin 302, teksa po pret të gjykohet në Tiranë për atentatin ndaj Florenc Çapajt, ndërsa tani akuzave do ti i shtohet edhe futja e sendeve të ndaluara në burg.
Më shumë se një javë më parë, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin e tij me 22 vite burg, për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjëseje policie.
Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri. Ai nuk e pranon akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendon se është një analizë “ADN-je” që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj, atentatori.
Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan.
Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.