AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 11:24

Mashtroi biznesmenët, Apeli dënon me 6.8 vite burg dentisten Olesia Duka

Mashtroi biznesmenët, Apeli dënon me 6.8 vite burg dentisten Olesia


Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me gjashtë vjet e tetë muaj burg për stomatologen Olesia Duka.

Prokuroria kërkoi pesëmbëdhjetë vite burg për Dukën, e cila akuzohet për mashtrim ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha, që kapte shifrën e tre milionë eurove.

Gjykata e shkallës së parë në Durrës e kishte dënuar atë me dhjetë vjet heqje lirie në një kohë që pas apelimit dënimi i saj u ul me tre vjet e katër muaj.