AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 11:32

Endri Fuga në radhë për të blerë Iphone 11? Këshilltari i Ramës përgjigjet: Bleva edhe libra, po s’më bëtë dot foto


Ditën e djeshme, JOQ postoi një foto të krahut të djathtë të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga teksa mbante radhë për të blerë një Iphone.-it në Manhattan.

Fotoja është dërguar një nga një shqiptar, i cili jeton në Manhattan dhe që ka njohur Fugën, i cili priste për të blerë celularin që kushton të paktën $849.

Qytetari shkruan: “Ja dhe Endri Fuga në Apple Store në Manhattan. Në 5th Avenue.

Po blinte Iphone-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona. Sapo është hapur.”

Lidhur me foton, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale ka reaguar vetë Endri Fuga me anë të një postimi në Twitter.

Fuga po postuar një foto tijën në një librari ku shkruante: Isha edhe këtu Joq Albania

po qytetari dixhital nuk më paska fotografua. Libri më i mirë se teknologjia.

Por nëse sheh me kujdes foton, vë re detajin se Fuga po qëndron para librave që u shiten fëmijëve të moshës 4 vjeç.