AKTUALITET, 26 Janar 2019, 17:50

Ka sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Ka sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës,

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës. Punimet në aksin më të rëndësishëm në vend vazhdojnë dhe këto dy ditë do ketë devijim trafiku.

Njoftimi

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.