AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 13:58

29 vjeçari në gjykatë: Babai ishte gjallë kur e çova në liqenin e Farkës

29 vjeçari në gjykatë: Babai ishte gjallë kur e

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen horror që ndodhi disa ditë më parë në Shkozë, ku djali goditi për vdekje me çekiç në kokë babain e tij dhe më pas e hodhi në liqen. Sot Selman Aliaj 29 vjeç u paraqit në gjykatë për të mësuar masën e sigurimit. Ka shpjeguar sherrin dhe më pas sesi ka arritur të godasë babain tre herë me çekiç. Dëshminë e tij dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, e lexon para gjykatës prokurori. Vet 29 vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë.

“ Babai më tha se gruan time do e ndanim të dy. Unë nuk durova. Pas sherrit e godita tre herë fort. Më pas e mbështolla me një tapet dhe u nisa për në Farkë. Kur shkova në Farkë e kuptova që ishte gjallë. E godita sërish dhe e hodha në ujë. Rrobat i hodha në një kosh. Mora makinën e vëllait dhe shkova në Kukës. Babai ishte martuar tre herë dhe gratë i trajtonte keq", ka thënë 29 vjeçari në dëshminë e tij, lexuar nga prokurori para gjykatës.