AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 14:22

Iu bllokua pasaporta, Tahiri apelon vendimin i shoqëruar nga avokati

Iu bllokua pasaporta, Tahiri apelon vendimin i shoqëruar nga avokati

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apeluar vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës dhe paraqitjen e tij një herë në javë në policinë gjyqësore. Ndonëse në fillim të plasjes së skandalit, Tahiri u tregua i gatshëm të paraqitej në prokurori sa herë që të ishte e nevojshme dhe të ishte në dispozicion të hetimit, tashmë ai nuk pranon faktin se i është bllokuar pasaporta, si masë shtrënguese për të mos e lejuar të lëvizë jashtë vendit. Para pak kohësh Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë, me pretendimin se do të vizitonte babanë e tij të shtruar në spital, por pas kthimit rezultoi se ai nuk kishte shkuar tek babai.

Në datë 9 dhjetor, Krimet e Rënda vendosën të marrin masën shtrënguese. Pas këtij vendimi ishte avokati i ish-ministrit Tahiri ai që njoftoi se do të apelonte vendimin, duk e e konsideruar të padrejtë. Ashtu sikundër në seancën e parë kur iu bllokua pasaporta dhe ai u njoh me vendimin edhe sot, kur i është dashur ta kundërshtoj atë, është paraqitur në gjykatë nën shoqërinë e avokatit maksim Haxhia.

Tahiri akuzohet për veprën penale të "trafikut të drogës në bashkëpunim" me grupin Habilaj dhe atë të "korrupsionit pasiv dhe aktiv"./TPZ.AL