TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetimet për vdekjen e efektives së FA, Zarife Hasanaj dhe plagosjes së dy të tjerëve do të ndiqen në Letoni edhe nga një task forca e ngritur me urgjencë nga Ministria e Mbrojtjes.
Kjo e fundit thotë se kjo task forcë është nisur drejt Letonisë.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
Ngjarja e rënde ndodhi mëngjesin e 6 majit në Camp Adazi ne Letoni, ku tre efektivët ishin me mision në operacionin ushtarak të NATO-s.
