AKTUALITET, 7 Maj 2019, 09:55

Grabitja në Korçë, biznesmeni tregon tmerrin: Tre personat na lidhën, ishin veshur si policë, kishin automatik

Grabitja në Korçë, biznesmeni tregon tmerrin: Tre personat na


Për grabitjen që ndodhi në fshatin Çiflig të Korçës, ka folur biznesmeni Nevruz Vila, pronari i banesës. Ai ka treguar sesi ka ndodhur grabitja gjatë natës dhe ka theksuar se tre grabitësit ishin të veshur me uniformë policie dhe të armatosur.

“Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë. Grabitësit ishin veshur me uniformë që lexonte policia. Grabitësit ishin të armatosur me automatik. Ata filluan të kontrollonin shtëpinë, më lidhën gruan dhe mua”, është shprehur Nevruz Vila, biznesmeni.

Mësohet se nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra dhe i kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta.

Tre grabitësit kanë përfituar nga errësira për t’u larguar pas grabitjes duke mos u pikasur edhe nga banorët e lagjes.

Pasi u larguan gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje.