TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ofenduar në zyrën e vet presidentin Francës Makron.
Pjesë nga biseda në studio:
Berisha: Edhe Miladini edhe Zografi i në vend që ti thonin Sandrit të tyre, pra Vuçiçit vazhdo negociatat pa kushte, siç thotë Ramushi këta i thonë hiqi ti që të vazhdojë negociatat Ramushi.
Çfarë e shtynte këtë njeri? Ky mendonte të fitonte ca pikë para Macron. Por mos të harrojmë që Macron di edhe një gjë tjetër.
Macron mund të jetë i vetmi njeri në Europë që e ka para të huajve në zyrën e tij “idiot” presidentin Macron dhe këtë ja ka thënë, ja u them unë meqë e doni me emër, ia ka thënë njërit nga eksponentët kryesorë të partisë popullore austriake, Lopatka ka qenë aty edhe një deputet i PS se këta dy miqtë austriak i kishte sjellë ai deputeti.
Zheji: Rama kishte ofenduar në zyrë presidentin Macron?
Berisha: E pyeti Lopatka çfarë thuhet, çfarë do bëhet me negociatat. Ai i tha besoj do hapen. Po ne i tha Lopatka, po Franca?
Franca thotë na ka dhënë titullin e legjionit të nderit, po Macron nuk do. Po pse i thotë Lopatka. Po sepse është idiot.
/Ora News/