AKTUALITET, 7 Maj 2019, 08:50

Përplasen dy makina në rrugën Shkodër-Lezhë, dy të plagosur

Përplasen dy makina në rrugën Shkodër-Lezhë, dy të


Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku janë përplasur dy mjete.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Balldrenit dhe dy makinat pas përplasjes kanë përfunduar në një karburant.

Mësohet se nga ky aksident janë plagosur dy persona si edhe ka dëme materiale. Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit, dhe dyshohet se janë drejtuesit e mjeteve të përplasura.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për aksidentin.