TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ish-drejtues të Komunës Kashar, në Tiranë, aktualisht Njësia Administrative Kashar, janë arrestuar dje nga Policia e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë, raporton “Panorama”.
Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës, Besnik Fuçia dhe ish kreun e Urbanistikës së Komunës së Kasharit, Jurgen Memisha. Burimet thanë se Fuçia akuzohet për shpërdorim, ndërsa Memisha për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në pranga ka rënë edhe Stefan Çaushi, administrator dhe ortak i kompanisë “Ina 2004” shpk, i cili akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Burime nga organi i akuzës thanë se ndaj ish-zyrtarëve kishte nisur një hetim prej disa muajsh, pas kallëzimit penal të një investitori.
Deri tani, burimet tregohen të rezervuara në lidhje me shkeljet e konstatuara, megjithatë mësohet se bëhet fjalë për shpërdorim detyre në ndërtimin e dy pallateve në zonën e Kasharit.
Të shtunën Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e 3 personave për çështjen e tjetërsimit të pronave, në zonën ku ndodhet aktualisht Spitali Ushtarak. Një ndërtues me probleme të hershme me drejtësinë, Dritan Llanaj dhe dy pasardhës të familjes së njohur tiranase të Sheh Ali Pazarit, u ndaluan pas dyshimeve për pastrim parash, lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave të Spitalit Ushtarak.
Hetimet zbuluan se Kadri Pazari dhe Arben Çaçi kanë mundur të falsifikojnë vendimin nr.232 të vitit 2000 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili, në fakt, u kishte njohur trashëgimtarëve të familjes Pazari, pronësinë mbi truallin ne fjalë, por jo kthimin e tyre.
Referuar vendimit origjinal, pronarëve u njihej e drejta e parablerjes se objektit të Spitalit Ushtarak, kur ai të privatizohej. Por këtu ka ndodhur një ndërhyrje, sipas Prokurorisë, duke u fshirë një pjesë e fjalëve.