AKTUALITET, 7 Maj 2019, 08:58

Keni aplikuar lotarinë amerikane? Sot dalin përgjigjet, si duhet të kontrolloni

Keni aplikuar lotarinë amerikane? Sot dalin përgjigjet, si duhet


Të gjithë ata që kanë aplikuar dhe janë në pritje të një përgjigje për lotarinë amerikane, sot do të mësojnë nëse janë apo jo fitues.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas ambasadës amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për të verifikuar nëse jeni apo jo fitues, duke nisur nga pasditja duhet te kontrolloni duke klikuar KETU.