AKTUALITET, 7 Maj 2019, 08:30

VIDEO/ Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga, tre të plagosur

VIDEO/ Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga, tre të


Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, makina ka dalë nga rruga. Ngjarja në fjalë ka ndodhur tek kthesa pranë liqenit të Viroit.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen. Policia është në vendin e ngjarjes.

Pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tre personave që mbetën të plagosur në aksident.