AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 23:06

Vata: Panuçi duhet të japë dorëheqjen, e vështirë të ringrihemi më

Vata: Panuçi duhet të japë dorëheqjen, e

Legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata në përfundim të takimit mes Shqipërisë dhe Skocisë, është shprehur për mediat se Panuçi duhet të largohet nga drejtimi i Shqipërisë, pasi nuk ka çfarë jep më.

"Skuadra nuk ishte në nivelin e duhur. 4 gola në fushën tënde është e rëndë dhe imazh i keq për futbollin tonë. Mendoj se me këtë ndeshje, tifozët treguan indinjatën dhe Panuçi duhet të tregohet profesionist dhe të largohet. Ai nuk ka të ardhme te ky ekip.

Ndryshimi i gjeneratave nuk u bë në kohën e duhur. Duhej menduar në kohën e duhur për të gjetur zëvendësues. Që në minutën e parë, Mavraj u duk se nuk ishte në gjendjen më të mirë, ata tregojnë që janë shenja lodhje dhe që nuk premtojnë të ardhme. Ne jemi komb i vogël dhe nuk kemi futbollistë të mëdhenj. Nuk është fundi i botës, Skocia ka 11 mungesa, por ka skuadra si Rejnxhërs e Sëlltik dhe ka shumë futbollistë për të bërë zgjedhje. Ata janë shumë të saktë dhe bëjnë  punën kur hyjnë në fushë, duhet dhënë maksimumi dhe të jemi një grup i bashkuar, pasi skuadra nuk është e lumtur", tha Vata.