TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori kuqezi, Eros Grezda, foli për mikrofonat e “RTSH Sport”.
“Loja u prish shumë shpejt, me një karton të kuq dhe me penallti. E nisëm ndeshjen mirë, por u ndëshkuam në dy raste.
Mendoj se 11-metërshi e prishi takimin dhe nuk mendoj se duhej të jepej. Edhe pse nuk dua të komentoj për penalltinë, dua të them se ishte shumë e lehtë dhe s’besoj se duhej të jepej. Ishte shumë e vështirë për ne.
Fajin Panuçi: Të gjithë kemi faj! Jemi 11 lojtarë në fushë dhe përgjegjësitë i mbajmë dhe ne, së bashku me trajnerin. Kur humbim, humbim të gjithë, kur fitojmë e njëjta gjë.
Kartoni i verdhë: Isha shumë i tensionuar, pasi të humbasësh 4-0 përballë tifozëve tanë ishte shumë e vështirë. Isha shumë i nervozuar”,- u shpreh Grezda.