AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 22:23

LIVE Shqipëri-Skoci 0-4/ Kuqezinjtë kapitullojnë në Shkodër

LIVE Shqipëri-Skoci 0-4/ Kuqezinjtë kapitullojnë në

Shqipëria luan në Shkodër shansin e saj të fundit për të provuar një kalim në Ligën B, ku përballë ka Skocinë. Takimi i parë, i luajtur në transfertë është mbyllur me fitoren e skocezëve 2-0, ndërkohë që sonte kuqezinjtë do të synojnë të fitojnë me të paktën 4 gola diferencë.

MOMENTET PIKANTE

68′ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-4. Aksion fantastik i skocezëve dhe me Forest që bën një driblim të mrekullueshëm në zonë, duke dalë i vetëm përballë Berishës.

55’ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-3. Ka shënuar edhe Forest!

45+2′ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-2. Ka shënuar edhe Fletçer!

23’ Karton i kuq për kapitenin Mërgim Mavraj i cili pasi shkakton një goditje dënimi në mesfushë, godet edhe me kokë kundërshtarin.

14’ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-1. Xhaka humbet një top në hyrje të zonës dhe përfitojnë skocezët që nisen menjëherë para. Është Fraser ai që lëviz mirë me topin në hyrje të zonë, duke gjetur golin e avantazhit për miqtë.