TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria e mbylli në mënyrën më të shëmtuar aventurën e saj të të parë në Ligën e Kombeve, duke humbur 0-4 me Skocinë në “Loro Boriçi”.
Kuqezinjtë luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 23-të, pas largimit me karton të kuq të kapitenit Mërgim Mavraj.
Golat për Skocinë mbajnë firmat e Fraser (14’), Fletçer (45’+2), Forest (55’ dhe 68’).
Edhe takimi i parë, i luajtur në transfertë është mbyllur me fitoren e skocezëve 2-0.
Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje për trajnerin Kristian Panuçi, përfshirë edhe atë 2-0 me Izraelin.
Vetëm një fitore në “Elbasan Arena” (1-0) me Izraelin është shumë pak, teksa pozitat e trajnerit italian tani janë më të rrezikuara se kurrë.
MOMENTET PIKANTE
68′ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-4. Aksion fantastik i skocezëve dhe me Forest që bën një driblim të mrekullueshëm në zonë, duke dalë i vetëm përballë Berishës.
55’ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-3. Ka shënuar edhe Forest!
45+2′ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-2. Ka shënuar edhe Fletçer!
23’ Karton i kuq për kapitenin Mërgim Mavraj i cili pasi shkakton një goditje dënimi në mesfushë, godet edhe me kokë kundërshtarin.
14’ GOOOL Skocia! Shqipëri-Skoci 0-1. Xhaka humbet një top në hyrje të zonës dhe përfitojnë skocezët që nisen menjëherë para. Është Fraser ai që lëviz mirë me topin në hyrje të zonë, duke gjetur golin e avantazhit për miqtë.
