AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 21:47

Aksident fatal, humb jetën i riu në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Aksident fatal, humb jetën i riu në aksin rrugor Elbasan-Librazhd
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.