TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në “Facebook” nuk ka kursyer kritikat ndaj Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Vasilit, KLP kontrollohet nga Rama dhe emërimet i bën vetë ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së shkruan në postim se KLP u bë njësh me krimin dhe se reforma në drejtësi është e vdekur. Vasili kërkon që KLP të ndëshkojë Markun, të cilën e cilëson shërbëtore të Qeverisë.
Postimi i Petrit Vasilit
Turp dhe faj,KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!!
KLP u be njesh me antiligjin,duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria.
Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?
Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?
Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.
Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.
Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen,edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes,edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.
Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.
Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.
Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.
Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…