AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 13:20

Vasili: Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme

Vasili: Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një kronikë të medias italiane Rai 2 që sipas tij tregon dëshmi të reja për blerjen e votave në vitin 2017 nga krimi i organizuar.

Vasili u shpreh se Edi Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme.

Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme.

Këtë konfirmon krimi i organizuar.

Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisë shqiptarët”- tha Vasili.