TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lidhur me skemën e ndihës ekonomike ka folur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo e ka cilësuar kryeministrin Rama të babzitur dhe një person që ka instaluar diktaturën.
Sipas Kryemadhit, Rama i urren të varfërit, duke nxjerr nga skema 20 mijë familje.
Fajin sipas saj Rama ia ka vënë sistemit sepse në këto kushte s’ka çfarë të thotë.
Po kështu Kryemadhi i kujton Ramës se shqiptarët e kujtojnë mirë se si u shkatërrua një sistem diktatorial, duke dashur ti bëjë një paralajmërim.
80 mijë familje sipas Kryemadhit marrin më pak se 1 euro në ditë.
“Ky është kulmi i talljes. Avokatët e qeverisë klithin duke thënë se i kanë kapur me televizor apo me lavatriçe. Kjo është qesharake”, tha Kryemadhi.
Më pas ajo tha se 60 mijë familjet e tjera që i kanë shpëtuar sistemit, përsëri do të vënë në gjumë pa ngrënë dhe të uritur fëmijët e tyre./TPZ.AL