AKTUALITET, 15 Mars 2018, 11:23

Përplasje për ndihmën ekonomike, Basha: Rama mashtron, njerëzit jetojnë duke mbledhur kanaçe

Përplasje për ndihmën ekonomike, Basha: Rama mashtron,

Debati për ndihmën ekonomike është zhvilluar ashpër në Kuvend mes Rams dhe Bashës. Rama foli për hqjen nga skema e atyre familjeve që nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë Basha i ka numëruar të gjitha familjet që ka vizituar dhe sipas tij jetojnë në skamje.

Kryeministri gjithashtu përmendi të gjithë emrat e denoncuar nga PD si të hequr padrejtësisht nga kjo skemë, në sqarimin e tij Rama rrëfeu se si këto familje do të mund të trajtohen me ndihmë ekonomike ose të punësohen përmes strukturave përkatëse.

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se kjo është një skemë e cila i ka hequr familje të tëra pa verifikuar gjendjen në të cilën ata jetojnë dhe se hapësirat pë punësim janë vetëm mashtrime dhe se familjet po jetojnë në varfëri ekstreme dhje dike mbledhur kanaçe.

Sipas Bashës, 70% e familjeve më të varfra janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe vetëm 30% janë të mbuluara prej saj.