TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka vendosur kufjet në vesh, gjatë momentit kur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, kishte marrë fjalën. Kryeministri ka dashur të injorojë opozitën, e cila e filloi diskutimin me çështjen e ndihmës ekonomike dhe pretendimin e saj se një pjesë e qytetarëve janë hequr padrejtësisht nga skema.
Nuk është hera e parë që Rama vendos kufjet për të inoruar opozitën. Të njëjtin veprim ai e ka bërë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi pak kohë më parë.
/TPZ.AL/