AKTUALITET, 15 Mars 2018, 11:08

Ish-kryeministri mungoi në Kuvend, niset në Baku

Ish-kryeministri mungoi në Kuvend, niset në Baku

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku është i ftuar për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë "Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse".

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë një fjalë me temën “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?"

 Sali Berisha në Facebook:

Të dashur miq, këto dite do të jem në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë "Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse", i cili do të zhvillojë punimet në datat 15-17 mars 2018. E ku kam nderin të mbaj një fjalë në sesionin me temë “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?"

Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirëse, të çliruar nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektual dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera.

Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojnë gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate.

Në forum marrin pjesë një numër shumë i lartë personalitetesh ndërkombëtare, përfshirë Binali Yildirim Kryeministër i Turqisë, Igor Dodon President i Moldavisë,  Gjorge Ivanov President i Maqedonisë, Giorgi Kvirikashvili Kryeministër I Gjeorgjisë,  Mevlut Chavushoghlu Minister i Jashtëm i Turqisë, etj. Forumi do të përshëndetet me mesazhe nga Theresa May Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar dhe Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i UN.