TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili hodhi akuza mbi qeverinë e Rilindjes, ku sipas tij nuk kurseu as “Ditën e Dëshmorëve”, 5-majin.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se: “Sot Tirana ka provuar hidhërimin e madh të asgjësimit të 5 Majit nga kanibalizmi rilindas pa dinjitet, pa ide dhe pa taban”.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Kanibalizmi i rilindjes nuk kurseu as 5 Majin!!
Eshte i pari 5 Maj sot ne historine tone qe perdhoset,perçudnohet dhe neperkembet.
Eshte i pari 5 Maj ku nderimi,reflektimi dhe perkujtimi solemn behet njesh me pastrimin e Tiranes nga plehrat, sepse mendjet e cmendura dhe provinciale te bashkise se Tiranes menduan keshtu.
Eshte i pari 5 Maj ku hidherimi zevendesohet nga festa, sepse keshtu u marros bashkia e Tiranes.
Eshte i pari 5 Maj ku bashke me respektin madhor ndaj familjeve te te reneve per atdhe terbimi psiqik i bashkise se Tiranes na flet per diten pa makina.
Sot Tirana padrejtesisht perjetoi nje dite turpi,qe ajo nuk e meritonte.
Sot Tirana padrejtesisht perjetoi asgjesimin e nderimit, qe ajo u ka bere te reneve per shkak te imponimit te dhunshem te pushtuesve te bashkise se Tiranes.
Sot Tirana ka provuar hidherimin e madh te asgjesimit te 5 Majit nga kanibalizmi rilindas pa dinjitet,pa ide dhe pa taban.
Kanibalizem qe ha vlerat,qe shqyen simbolet,qe gllaberin te shkuaren qe shkelqen, per te ndertuar te ardhmen e tyre personale te erret,te trishte dhe te zymte per qytetaret.
Perulje per 5 Majin dhe mesimin e madh te tij.
Pushtuesit e Tiranes do te kene fundin e te gjithe pushtuesve te tjere,kjo eshte e sigurte dhe 5 Maji eshte deshmi per kete.