TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbledhjes së grupit të LSI-së, Petrit Vasili, kryetari i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, i kujtoi Edi Ramës, provën e madhe që e pret të enjten në sallën e Kuvendit.
Vasili tha se grupi parlamentar i LSI-së, ka propozuar tre amendamente për shtresat në nevojë dhe ato janë:
TVSH për ushqimet e shportës të ulet 4 herë nga 20 në 5 %. Pa këto artikuj, familjet shqiptare nuk bëjnë dot. Këtë nivel e përdorin shumë vende të pasura evropiane dhe që trtegohen shumë të kujdesshëm me shtresën e të varfërve.
Po kështuTVSH për mijëra e mijëra shqiptarë që kanë një banesë të vetme, të jetë zero.
Për banesat e dyta dhe të treta nuk kemi propozim. Por për ata që kanë vetëm një banesë dhe brenda saj janë deri në 2 kurora, të mos paguajnë. Edhe kjo është një ndarje se ku do të vendoset kjo qeveri.
Mijëra e mijëra shqiptarë mbijetojnë falë bizneseve të vogla, që mezi arrijnë të shkollojnë në mënyrë modeste fëmijët e tyre dhe kemi propozuar që TVSH të mbetet në nivelin e 5 milion lekëve të reja. Edhe në këtë rast dihet që kjo TVSH është ulur në 2 milion.
TPZ.AL