AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 10:30

OECD: Shqiptarët, dobët në matematikë, vajzat i lënë prapa djemtë

OECD: Shqiptarët, dobët në matematikë, vajzat i

Sipas raportit më të fundit të OECD për edukimin e të rinjve dhe aftësitë e tyre mësimore në shkenca, Shqipëria performon nën mesatare.

Sipas kategorive, performanca në shkenca është afër më e ulët se sa mesatarja e vendeve të OECD, por me përmirësime nga studimi i vitit 2006. Në matematikë, të rinjtë shqiptarë janë sërish nën mesataren e vendeve të tjera të studiuara dhe për lexim, janë afër minimumit.

Në një raport të mëparshëm të Bankës Botërore, theksohej më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA.

Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon. E vetmja pikë, që Shqipëria, sikurse të gjitha shtetet e tjera të analizuara tregon, është përparësia në aftësi e vajzave, ndaj djemve.Vajzat janë shumë më të mira se djemtë për të punuar së bashku për të zgjidhur problemet, sipas vlerësimeve të para të PISA të OECD për zgjidhjen e problemeve bashkëpunuese në të gjitha vendet.

Sipas raportit, në provë morën pjesë rreth 125.000 15-vjeçarë në 52 vende dhe ekonomi, e cila analizon për herë të parë se sa mirë nxënësit punojnë së bashku si grup, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit dhe ndikimin e faktorëve si gjinia, aktivitetet pas shkollës dhe sfondi shoqëror.

TPZ.AL