AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 12:34

Mbetjet urbane, Basha zbulon skandalin, ja kush qëndron pas ndërtimit të tre inceneratorëve

Mbetjet urbane, Basha zbulon skandalin,  ja kush qëndron pas ndërtimit

Lideri i Partisë Demokratike ka denoncuar me fakte një afër korruptive që sipas tij është duke u mbështetur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj. Behët fjalë për projektin e tre inceneratorëve në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Fier.  Ai i bëri thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

Sipas Bashës,  të tre këto projekte janë në duart e një personi të vetëm, për të cilin ai thotë se është vetëm për të mbuluar Ramën dhe Ahmetaj.

“Sektori i plehrave dhe mbetjeve sektor që po ecën paralel me kanabizimin e vendit. Ndonëse ligji i plehrave është ndaluar nga zbatimi i tij, për shkak të bashkimit të qytetarëve, prapë ai po ecën me një strategji shkatërruese për vendin që është ajo e inceneratorëve. Kjo bie ndesh me politikat evropiane për trajtimin e mbetjeve. Prodhon mbetje të rrezikshme në fund të procesit.

Projektet e inceneratorëve janë zbuluar si projeke me afera korruptive dhe kriminale. Janë në  Elbasan, Fier, Tiranë, koktrollohen nga i njëjti person, i cili shërben për të fshehur pronarët e vërtetë. Vetëm Arben Ahmetaj dhe Edi Rama janë pas tyre”, Tha Basha.

Më tej ai dha edhe shifrat. Sipas tij për Fierin janë dhënë 4.8 milion euro  pa u nisur punimet

“10 milion euro i marrin të tre. 400 milion euro në 10 vite për ndërtimin inceneratorëve që do jepen nga buxheti i shtetit.  Në 10 vjet me kosto 400 milion euro, pra 40 milion euro në vit. Këto po i jepen një privati, që fsheh pronarët e vërtetë për të kryer një punë që ndot mjedisin . KLSH dhe prokuroria të nis hetimin për ata që po grabisin fondet shtetërore dhe po ndotin ambientin. Është një aferë e përmasave të mëdha”, tha Basha.

Në fund Basha tha se me kanabizimin Rama eksporton droge drejt Evproës, me incenerator, importon mbetje. Pas këtij projekti fshihen Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

TPZ.AL