AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 10:19

Gomonia me 1.6 ton drogë, reagon qeveria greke: Goditëm një rrjet të madh

Gomonia me 1.6 ton drogë, reagon qeveria greke: Goditëm një rrjet

Zëvendës ministri grek i mbrojtjes ka reaguar pas kapjes së gomones me 1.6 ton drogë.

Santorinios, është shprehur për mediet se është goditur një rrjet shumë i madh i trafikut të drogave, Shqipëri-Greqi.  Po kështu ai u shpreh se një numër shumë i madh trafikantësh, janë arrestuar.

Operacioni për sekuestrimin e sasisë së drogës dhe arrestimin e bosëve të saj, sipas zëvendësministrit të mbrojtës, nuk ishte sukses që erdhi brenda 48 orëve.

Sipas tij grupi kriminal, është ndjekur prej një periudhe të gjatë kohe. Për finalizimin e operacionit, janë shkëmbyer informacione edhe me autoritetet tona.

Pas operacionit, policia e Sarandës, ka kryer konktrolle në banesa.

TPZ.AL