TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta pasi lideri i PD-së Lulzim Basha, doli me një deklaratë për shtyp, ku akuzonte kryeministrin Rama dhe Arben Ahmetaj për skandalin me inceneratorët, ka ardhur kundërpërgjigja nga kampi kundërshtar.
Partia Socialiste, përmes deputetit Ervin Bushati, i ka bërë thirrje prokurorisë të shpejtojë me hetimin ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha, me qëllim zbardhjen e aferës prej afro 1 milion dollarë.
Bushati tha se Basha nuk po jep llogari për këtë aferë, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe hije dyshimi mbi punën e organit të hetimit.
“Ai nuk flet ndërkohë që prokuroria ende nuk e ka thirrur atë për të dëshmuar. Thirrje prokurorisë të mos lejojë që hija e dyshimit të bjerë mbi të”, tha Bushati.
TPZ.AL